Kuvendi nuk mban seancë këtë javë – Konjufca merr pjesë në Këshillin e Evropës

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, bashkë me ekipin e tij do të udhëtojnë për në Strasburg ku do të mblidhet Këshilli i Evropës. Aty pritet të diskutohet për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca në konferencë për media

Kuvendi i Kosovës, këtë javë nuk do të mbajë seancë plenare, për shkak se kryeparlamentari Glauk Konjufca, bashkë me ekipin e tij do të udhëtojnë për në Strasburg ku do të mblidhet Këshilli i Evropës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, deklaroi se në kuadër të KiE-së, ku do të marrë pjesë edhe Konjufca, do të diskutohet për dialogun Kosovë – Serbi.

“Arsyeja që këtë javë nuk është planifikuar të mbahet seancë, është arsyeja për shkak se do të jenë në Strasburg në Këshillin e Evropës. Në një agjendë të rëndësishme, të mërkurën planifikohet të debatohet për dialogun Kosovë – Serbi, e propozuar nga Britania e madhe. Është e rëndësishme të jenë përfaqësuesit më të lartë të kuvendit edhe delegacioni edhe kryetari”, ka thënë ajo.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet përsëri të hënën e ardhshme.

Shija e redaktorit

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Shqipëria performon më 9 maj në Eurovision

Festivali evropian i këngës "Eurovision" ka publikuar listat me shtetet që do të performojnë në dy gjysmëfinalet e këtij viti, më 7 dhe 9...

Të fundit nga rubrika