Kuvendi pritet të ketë një sesion “zgjedhor” në muajt e fundit të legjislaturës së tetë

Shou e përplasje që i shërbejnë fushatës zgjedhore, pritet të ketë në muajt e ardhshëm, që janë edhe të fundit për këtë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës. Monitoruesit e Kuvendit thonë se deputetët do ta shfrytëzojnë foltoren për të bërë fushatë, por nuk duhet të harrojnë të përmbushin misionin e tyre, për të çuar përpara projektligje e çështje që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve

Pas më shumë se një muaji pushimi veror, deputetët pritet t’i kthehen punës së tyre, në seanca plenare në Kuvend.

Por, ky sesion do të jetë i fundit, për këtë legjislaturë, e cila është e teta me radhë meqë në shkurt të vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbahen zgjedhjet.

Megjithëse, shefat e grupeve parlamentare të partive politike thanë se do të angazhohen për të çuar përpara iniciativa që përmirësojnë jetën e qytetarëve, organizata të cilat monitorojnë punën e Kuvendit, kanë pak shpresë se do të ndodhë një gjë e tillë.

Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se muajt e ardhshëm, deputetët do t’i shfrytëzojnë për fushata politike.

“Presim që ky sesion vjeshtor të karakterizohet me zhvillime më shumë të them politike sesa legjislative e mbikqyrse në aspektin e trajtimit të Kuvendit, ndonëse presin shumë çështje për tu trajtuar nga ana e Kuvendit, meqë kujtojm se sesioni pranveror është përmbyllur shumë herët, me seancën e fundit që është mbajtur në fillim të korrikut, pastaj më nuk janë organizuar më seanca tjera, e që kanë mbetur shumë pika pa u përfunduar, janë edhe 45 projektligje në procedurë që presin edhe këtë sesion,” tha Haxholli.

Ndërkohë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thonë se është e rëndësishme që puna e Kuvendit të mos pasivizohet si shkak i caktimit të datës së zgjedhjeve.

“Së pari duhet të adresojnë çështjet problematiketë funksionimit të dinjitetshëm të Kuvendit të Kosovës, e më pas të mendojnë për fushatën zgjedhore… Depuetët e Kuvendit të Kosovës shpesh herë dinë të jenë të paparashikueshëm, ata duhet të kenë parasysh secilën nga kritikat që bëhen ndja tyre dhe të kenë parasysh dhe të e marrin me prioritet funksionimin profesional të Kuvendit,” tha Melos Kolshi – Hulumtues, IKD.

Nga këto dy organizata joqeveritare vëjnë në pah se sesioni pranveror i punës në Kuvend, është përballur me vështirësi e shkelje të shumta, çka sipas tyre nuk duhet të përsëritet.

“Kemi vrejtur një mungesë të respektit mes deputetëtve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku në njërin prej rasteve ka eskaluar edhe me dhunë, gjtihashtu edhe në sesionin e fundit të kësaj legjislature, në fund të kësaj faze të vonuar presim që Kuvendi të ndërmarr hapa konkret dhe të mos përsërit të njëjtat gabime,” shtoi Kolshi.

“Presim një rritje më të madhe të transparencës kujtojmë se e gjithë legjislatura ka shkuar pa paisje elektronike në Kuvend dhe publiku ka qenë i painformuar se si po votojnë deputetët, në fund të sesionit pranveror është kthyer sistemi elektronik në Kuvend por ende nuk është vënë në përdorim, presim që gjatë këtij sesioni të vihet në përdorim dhe të publikohen votat, dhe të ketë transparencë më të madhe,” shtoi Haxholli.

Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në Kosovë, zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet e para të rregullta, meqë asnjë legjislaturë nuk e ka përfunduar mandatin.

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika