Kuvendi publikon rendin e ditës për seancën konstituive të së enjtes

Kuvendi i Kosovës ka publikuar rendin e ditës për seancën konstituive, e cila do të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, seanca do të nisë me formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve.

Më pas, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa në vazhdim pritet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve. Për zgjedhjen e nënkryetarëve kërkohet shumicë e thjeshtë e votave.

Ende nuk është bërë e ditur nëse pas përfundimit të seancës konstituive do të thirret edhe një seancë tjetër për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika