Me 58 vota për dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka shkarkuar Kimete Gashin nga Bordi i OSHP-së.

Dy abstenimet erdhën nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani.

Në muajin maj të këtij viti, Qeveria e Kosovës i kishte propozuar Kuvendit të Kosovës shkarkimin e Gashit për shkak të tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për insulina.