Kuvendi shkon në pushim 30-minutësh
Kryesuesi i seancës ka njoftuar se punimet e Kuvendit do të ndërpriten për një pushim prej 30 minutash. Seanca pritet të rifillojë pas përfundimit të pushimit, për të vazhduar me pikat e mbetura në rendin e ditës. Kuvendi ka formuar Komisionin për Verifikimin e Mandateve, i cili u miratua me 118 vota pro dhe një […]
Kryesuesi i seancës ka njoftuar se punimet e Kuvendit do të ndërpriten për një pushim prej 30 minutash. Seanca pritet të rifillojë pas përfundimit të pushimit, për të vazhduar me pikat e mbetura në rendin e ditës.
Kuvendi ka formuar Komisionin për Verifikimin e Mandateve, i cili u miratua me 118 vota pro dhe një votë kundër. Komisioni do të shqyrtojë vlefshmërinë e mandateve të deputetëve, në përputhje me procedurat e parapara.















