Kuvendi s’mban seancë, opozita e quan të qëllimshme zgjatjen e punimeve

Kuvendi i Kosovës ka më shumë se 3 javë që nuk ka mbledhur deputetët, kjo pasi që aty po punohet për digjitalizimin e pajisjeve të votimit. Por këtë zgjatje të punimeve opozita po e konsideron të qëllimshme. Sipas tyre, në këtë formë pushteti po ik nga përballja me opozitën në Kuvend

Që kur u diskutua çështja e zgjedhjeve e u kumtua se nuk është arritur dakordim që të kërkohet seancë për shpërndarjen e Kuvendit, më nuk janë mbajtur seanca plenare.

Në tri javët e fundit Kuvendi është mbledhur vetëm në seanca solemne për shkak se brenda sallës kanë nisur punimet për digjitalizimin e mënyrës së votimit të deputetëve.

Por, punimet e parapara që të përfundojnë për rreth dy javë, janë ende duke vazhduar.

Deputetët e opozitës këtë situatë e shohin të qëllimshme.

Sipas tyre, kjo po ndodhë për shkak të shmangies së përballjes me përgjegjësitë që ekzekutivi ka karshi legjislativit.

“Mos shfrytëzimi i sallave alternative, po tregon këtu që ka qëllime përtej çështjeve teknike, organizative ose edhe investimeve që po bëhen aty, nuk kanë interes këta që të kryhet punë, që të bëhet debat me opozitën në Kuvendin e Kosovës. Nuk kanë interes këta që njerëzit ta kuptojnë situatën reale ose edhe proceset që po ndodhin qoftë me bisedimet qoftë me çështjet tjera”, ka deklaruar Driton Selmanaj – LDK.

” Ne po e shohim që cfarë situata politikë të rënda po kalon vendi, cfarë diskutime kemi si në nivelin e brendshëm si në kuptimin ekonomik, kuptimin social, por edhe në raport me ndërkombëtarët nga presioni për implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe në vend që këto cështje të diskutohen në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës aty ku është vendi të diskutohet ne nuk kemi seancë”, Hajdar Beqa, PDK .

Situatë të dyshimtë e të qëllimshme mosmbajtjen e seancave të Kuvendit po e vlerësojnë edhe monitoruesit e Kuvendit.

“Ka një planifikim të keq, ka një mosplanifikim adekuat dhe në anën tjetër duket se është edhe një vendim i qëllimshëm në mënyrë që të mos diskutohen çështjet që lidhen me ndoshta dialogun, programin legjislativ ose çështje të tjera sepse tash po hyjmë në vitin e fundit të qeverisjes Kurti II”, ka thënë Naim Jakaj, IKD.

Deputetët e mazhorancës e përkrahin vendimin e Kryesisë për digjitalizim dhe e shohin si përparim të parlamentarizmit demokratik. Por edhe ata thonë se seancat do të mund të mbaheshin në hapësira tjera.

“Renovimet bëhen pse tashmë i ka ardhur koha kemi gjithmonë mundësitë alternative është salla alternative këtu në Kuvend mund të shkojmë të ndonjë institucion tjetër ku është i përshtatshëm por thjesht është çështje e vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Nëse ata caktojnë datën, mendoj që me pak me do rregullime teknike edhe mbahet mbledhja pra nuk shoh këtu asnjë problem”, ka thënë Artan Abrashi, LVV.

Televizioni ka tentuar që të marrë edhe një përgjigje nga institucioni i Kuvendit të Kosovës për të kuptuar se kur do të mbarojnë këto punime dhe nëse ndonjëra nga sallat alternative është gati për ndonjë seancë të mundshme por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika