Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare.

Në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara të seancave të datave 4 prill dhe 2 maj.

Seanca e parë pritet të nisë nga ora 10:00.

“Në rend dite është votimi i rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.”