Në Kuvendin e Kosovës këtë të enjte pritet të mbahet seancë plenare.

Seanca raportohet të nisë në orën 10:00.

Kjo seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës.

Deputetet do të mblidhen për të shqyrtuar Propozim-Rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.