Kuvendi tenton konstituimin për herë të 50-të, vetëm pesë ditë nga afati kushtetues
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të hënën, për tentimin e 50-të me radhë për ta konstituuar legjislaturën e re. Kjo seancë, e cila fillon në orën 11:00, vjen pas përpjekjes së 49-të, të mbajtur të shtunën, e cila dështoi gjithashtu pa ndonjë rezultat konkret. Ndërkohë, afati kushtetues për formimin […]
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të hënën, për tentimin e 50-të me radhë për ta konstituuar legjislaturën e re.
Kjo seancë, e cila fillon në orën 11:00, vjen pas përpjekjes së 49-të, të mbajtur të shtunën, e cila dështoi gjithashtu pa ndonjë rezultat konkret.
Ndërkohë, afati kushtetues për formimin e Kuvendit po afrohet me shpejtësi.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, institucionet e reja duhet të formohen më së largu deri më 26 korrik.
Çdo vonesë përtej kësaj date mund të shkaktojë krizë edhe më të thellë institucionale në vend.















