Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Bashkim Hysenin dhe Ivana Milenkoviq si anëtarë të rinj të Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).
Me 95 vota është zgjedhur Hyseni, ndërsa Milenkovq ka marrë 87 vota.
Ndërkohë, për një pozitë tjetër të mbetur të lirë në KGJK, Kuvendi ka vendosur që të shpallet përsëri konkurs.
Anëtarët e zgjedhur kanë mandat 5-vjeçar.