Ky është 57-vjeçari që u arrestua për kanosjen ndaj Albin Kurtit – “Plumbin në ball”, kërcënoi edhe hetuesit

Nje rast serioz i kanosjes ndaj kryeministrit te Kosoves, Albin Kurti, ka aktivizuar Sektorin per Hetimin e Krimeve te Renda dhe Prokurorine Speciale, duke perfunduar me arrestimin e nje personi ne Prishtine.

I arrestuari eshte Gazmend Halimi, 57-vjeçar, i cili dyshohet se permes rrjetit social Facebook ka publikuar mesazhe me permbajtje kercenuese ndaj kryeministrit Kurti.

Sic raporton Sinjali rasti eshte evidentuar me 2 shtator, rreth ores 15:45, pasi Sektori per Hetimin e Krimeve te Renda ka pranuar informacione lidhur me disa postime te te dyshuarit.

Halimi dyshohet se kishte shperndare dy video ne te cilat paraqitej kryeministri Kurti, te shoqeruara me mesazhe te renda kanosese.

Ne njeren prej tyre dyshohet se kishte shkruar “Kti duhet me ja dhan plumin ne ball”, ndersa ne tjetren “Ket tradhtar asht dasht me vra ne kuvend”.

Rasti ka marre nje dimension tjeter kur hetuesit e Krimeve te Renda kane kontaktuar te dyshuarin permes telefonit.

Gjate ketij komunikimi, Halimi dyshohet se ka kanosur edhe vete hetuesit policore qe po merreshin me rastin.

Pas ketij zhvillimi, ne koordinim me Prokurorine Speciale, hetuesit e Krimeve te Renda, te asistuar edhe nga Njesia Speciale, kane arritur ta lokalizojne dhe arrestojne te dyshuarin.

Halimi eshte intervistuar ne prani te avokatit mbrojtes, ndersa me vendim te prokurorit kujdestar te Prokurorise Speciale eshte derguar ne ndalim per 48 ore.

Rasti eshte duke u trajtuar nen dyshimet per “Kanosje dhe dhune ndaj perfaqesuesve te larte te Republikes se Kosoves”, ndersa hetimet po vazhdojne./Sinjali

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika