Ky është deputeti që do ta zëvendësojë Vasfije Krasniqin
Televizioni Dukagjini, ka mësuar se Nasuf Bejta, i Listës Guxo, pritet ta zëvendësojë Vasfije Krasniqi-Goodman, pasi që kjo e fundit dha dorëheqje nga pozita e deputetes së Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit qendrore, Bejta kishte garuar me numrin 69 dhe kishte arritur t’i marrë rreth 5 mijë e 763 vota. Deputetja e zgjedhur […]
Televizioni Dukagjini, ka mësuar se Nasuf Bejta, i Listës Guxo, pritet ta zëvendësojë Vasfije Krasniqi-Goodman, pasi që kjo e fundit dha dorëheqje nga pozita e deputetes së Kuvendit të Kosovës.
Në zgjedhjet e fundit qendrore, Bejta kishte garuar me numrin 69 dhe kishte arritur t’i marrë rreth 5 mijë e 763 vota.
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Vasfije Krasniqi-Goodman, të mërkurën e 21 shtatorit ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje.
Krasniqi ka thënë se kjo dorëheqje vjen si pasojë e një trajtimi mjekësor të cilën ajo duhet ta kalojë.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete”.
Ajo ka thënë se ka njoftuar Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe kryesinë e Kuvendit.
Ndër të tjera ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin publik për Kosovën në ShBA sidomos në Kongresin Amerikan.















