Ky është i riu që fitoi 10 mijë euro, ia qëlloi numrin e banorëve rezidentë në Kosovë
Alberit Sopa është shpallur fitues i lojës shpërblyese të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), prej 10,000 eurosh. “Po besoj që ka qenë më shumë fat sesa një analizë ose matematikë. Faleminderit për mundësinë e korrektësinë e rezultatit”, ka thënë Sopa. ASK-ja ka bërë të ditur se nga rezultatet preliminare, 1,589,659 banorë është numri i […]
Alberit Sopa është shpallur fitues i lojës shpërblyese të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), prej 10,000 eurosh.
“Po besoj që ka qenë më shumë fat sesa një analizë ose matematikë. Faleminderit për mundësinë e korrektësinë e rezultatit”, ka thënë Sopa.
ASK-ja ka bërë të ditur se nga rezultatet preliminare, 1,589,659 banorë është numri i popullsisë në Kosovë, sipas procesit të regjistrimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Nga ta janë 795,046 meshkuj dhe 791,614 janë femra. Këto shifra përfshijnë vetëm banorët vendorë dhe jo diasporën. Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.















