Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Prizrenit.
Sipas njoftimit të KQZ-së, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, del i pari në numërimin e votave me kusht pasi i ka siguruar 59.06% të tyre ose 75 vota derisa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, mori 40.94% të votave ose 52 vota, njofton Dukagjini.

Në votat me nevoja të veçanta kryeson Totaj me 62.67%, derisa Abrashi mori 37.33% të votave.
