Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

Ekipi spanjoll, Real Madrid ka konfirmuar se futbollisti Khylian Mbappe do të jetë përforcimi më i ri i ekipit madrilien, e atë me një kontratë pesëvjeçare

Kylian Mbappe tashmë edhe zyrtarisht është bërë lojtari më i ri i Real Madridit.

Real Madridi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale “Instagram”, duke shkruar se francezi ka nënshkruar me gjigantin spanjoll një kontratë pesë vjeçare sipas së cilës do të mbetet futbollist i ‘Los Blancos’ deri në vitin 2029.

“Real Madrid dhe Kylian Mbappe kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për pesë sezonet e ardhshme”, thuhej në komunikatën e klubit madrilen.

 

Theksojmë se Mbappe kishte qenë shumë pranë nënshkrimit me Real Madridin në vitin 2022, por në fund ai vendosi që të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika