Kanë mbetur më pak se dy javë deri te rikthimi i Ligës më të rëndësishme për klube, UEFA Champions League.

Tash, nga 16 ekipe të mbetura – lufta e kualiteti i ndeshjeve rritet çdo herë e më shumë.

Në raundin e të 16-ave, një ndër ndeshjet më interesante është ajo mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave luhet në “Parc Des Prince” më 14 shkurt, e vetëm 12 ditë para ndeshjes Paris Saint-Germain ka marrë një lajm shumë të keq.

Ylli i skuadrës, Kylian Mbappe – do të mungoj në ndeshjen e parë që luhet para publikut vendas.

Kjo pasi francezi ka pësuar një lëndim në ndeshjen kampionale përballë Montpellier, të cilën PSG e fitoi me lehtësi me rezultat 1-3.

Sot, me një komunikatë zyrtare PSG ka bërë të ditur që Mbappe do të jetë jasht fushave të blerta së paku për tri javë, sepse ka pësuar një lëndim muskulor në nyjen e këmbës.

Mbappe pritet të kthehet të luaj në fushë në fund të këtij muaji.