Opera e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë do të shfaqet produksioni i parë i  veprës “LA TRAVIATA” nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Operën Shtetërore bullgare të Stara Zagorës, Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë dhe ">Filharmonisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi kjo premierë do të mbahet më 15 dhe 17 dhjetor të këtij viti.

Sipas ueb-faqes së Operës Kombëtare Angleze,”La traviata” tregon historinë e dashurisë tragjike mes kortezanes Violetta dhe romantikit Alfredo Germont.

“I luajtur kundër hipokrizisë së shoqërisë së modës së klasës së lartë, dashuria e Alfredos dhe Violetës kërcënon të turpërojë familjen e tij” – përshkruhet në njoftim.

ENO La traviata: 2017/18 production gallery