Lady Gaga tregon si u bë pjesë e “Iluminatit”: Jam penduar që shita shpirtin

Lady Gaga

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, si rrallëherë ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe thashethemeve që qarkullojnë se ajo është anëtare e grupit “Iluminati”.

Në dokumentarin që pritet të dalë së shpejti me titull “Gaga: Five Foot Two”, ajo ka thënë se është penduar që e ka “shitur shpirtin e saj te forcat e errëta të Iluminatit”.

Gaga gjithashtu tregon se vuan nga një sëmundje e rëndë muskulore e njohur si “Fibromialgia”, për të cilën beson se i është shfaqur për shkak se ka lejuar “djallin” të hyjë në shpirtin e saj përmes organizatës sekrete të “Iluminatit”.

Sipas saj, gjithçka nisi në vitin 2006 në New York, teksa pas një shfaqjeje i ishte afruar një person i moshuar që i kishte thënë se ishte perfekte për t’u bërë e famshme në favor të disa kushteve.

“Ishte një shfaqje e bukur dhe mora shumë duartrokitje. Isha duke pirë cigare dhe mendoja se doja përsëri kokainë, ose më mirë, doja më shumë nga gjithçka, kur erdhi një burrë i moshuar me kostum dhe më pyeti: “Mendoj se ti ke gjithçka që duhet. A e do ti këtë?”.

Unë e pyeta për çfarë e kishte fjalën. Ai buzëqeshi dhe tha: “Gjithçka, suksesin, famën, pushtetin, paratë. A dëshiron gjithçka?”

Unë fillimisht nuk e kuptoja, por pasi u binda që ishte shumë i fuqishëm, u ula në gjunjë dhe e pyeta se kë duhet të adhurojë. E pashë në sy dhe i thashë se doja të kisha gjithçka, se do të bëja gjithçka për ta pasur”, ka treguar ajo.

Ajo më tej shton se është penduar për kontratën e saj, duke thënë se kërkon të ndërgjegjësojë të tjerë të mos bien nën këtë tundim.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika