Lagjja e boshnjakëve mbushet me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë

Protestës së qytetarëve serbë e vendosjes së simboleve të Serbisë, në veri të Kosovës, banorët e lagjes së Boshnjakëve, u janë përgjigjur duke vendosur flamuj kombëtar dhe të Shqipërisë. Ata thanë se këtë e bënë për të treguar se veriu i përket Kosovës, e jo Serbisë. Teksa qytetarët serbë protestuan gjatë ditës së sotme, situatë e qetë ishte në komunën e Zveçanit e të Zubin Potokut





Flamuri kombëtar është i pari që vendoset nga të rinjtë shqiptarë në “Lagjen e Boshnjakëve” të Mitrovicës së Veriut. Pas flamurit kuq e zi, vendoset edhe flamuri i Kosovës.

Derisa pak metra nga aty po bëheshin përgatitjet e fundit për fillimin e protestës nga qytetarët serbë, banorët e lagjes së boshnjakëve të banuar shqiptarë treguan pse mesazhin që deshën të përçonin.

“Me këtë iniciativë duam me tregu që këtu është tokë shqiptare, veriu është i Kosovës e nuk është i Serbisë”, ka thënë Erlind Kajtazi – banor i “Lagjes së Boshnjakëve”.

Teksa këta qytetarë vazhdonin vendosjen e flamujve, zyrtarë të Policisë së Kosovës, monitoronin situatën.

Por, flamuj tjerë ishin të vendosur në Zveçan e Zubin Potok, komuna këto të banuara me shumicë serbe.

Rreth 30 autobusë me serbë në mënyrë të organizuar ia mësynë sheshit “Car Llazar” të Mitrovicës së Veriut për të protestuar.

Si pasojë u krijuan edhe kolona të gjata në hyrje të kësaj komune.

Të gjitha institucionet në këtë komunë, ishin mbuluar nga flamuj të Serbisë, dukshëm më shumë në numër sesa ditëve të zakonshme.

Madje banorët e kësaj komune ishin kujdesur që flamuj të tillë të jenë në pothuajse çdo shtëpi e biznes.

Në anën tjetër, vendosja e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në Lagjen e Boshnjakëve nisi para protestës së serbëve, kurse pas përfundimit të saj ajo u mbush me ngjyrat kuq e zi, dhe verdh e kaltër.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika