Lahaj për sulmin ndaj të moshuarës: Rinia po na del jashtë kontrollit

Ngjarja tronditëse e së mërkurës ka bërë që të reagojnë qytetarë dhe personalitete publike. Një ndër ta është edhe tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i cili për rastin ka thënë që ky është vetëm një shembull se rinia po del jashtë kontrollit

Ramë Lahaj, tenor

Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me rastin e ndodhur të mërkurën e 2 nëntorit, në Shtëpinë e pleqve në Pejë, ai ka thënë që ky rast është një shembull se rinia po del jashtë kontrollit.

“Njerëz të mirë, Aurona është një shembull se sa shumë rinia po na del jashtë kontrollit, si pasojë e humbjes së respektit në familje, ndaj prindërve, gjyshërve, anashkalimi i edukatës në shtëpi, humbja e traditës se shenjët shqiptare, e respektit ndaj më të moshuarve”, ka shkruar Lahaj.

Ndërsa, ka thënë se të gjithë ata që janë sfiduar me prindërit, të cilët kanë pasur nevojë për asistencë gjatë pleqërisë së tyre, e ndjejnë thellë dhimbjen, përuljen e nënçmimin që infermierja i ka bërë të moshuarës.

“Përdhunimi mbi prindërit, gjyshërit e të parët tanë, është akti më makabër që dikush mund ta bëjë duke pasur parasysh sfidën jetësore që kanë pasur me skamjen, regjimet historike, e po ashtu kontributin që kanë dhënë për kombin”, ka vijuar tenori.

Lahaj ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën sesi u trajtua e moshuara nga stafi i atij institucioni.

“Ajo që më shqetëson edhe më shumë është se sa me sportivitet e kishte këtë ngjarje i gjithë stafi i asaj shtëpie e të moshuarve në Pejë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, rasti i infermieres nga Peja, vërteton se rinia ka humbur respektin ndaj prindërve, traditën e shenjtë shqiptare dhe respektin ndaj të moshuarve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika