Lajçak arrin në Qeveri, pritet të takohet me Kurtin

Ekipi i RTV Dukagjinit që po raporton nga vendi i ngjarjes bën të ditur se Lajçak ka arritur tashmë në objektin e Qeverisë së Kosovës për t'u takuar me Kryeministrin Kurti

Pas takimit rreth njëorësh me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka arritur për t’u takuar me kryeministrin, Albin Kurti.

Lajçak ka arritur tashmë në objektin e Qeverisë së Kosovës.

I njëjti gjatë ditës ka takuar komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Lajçak është takuar me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe më vonë, me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e Lajçak vjen si përpjekje për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

Ndërkaq, tensionet në veri nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika