Lajçak arrin në selinë e PDK-së, pritet nga kryetari Krasniqi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi e ka filluar ditën me vizitën në selinë e PDK-së, ku është pritur nga kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi dhe anëtarët e tjerë.

Lajçak, mbrëmë, kishte paralajmëruar se do të takohet edhe me partitë opozitare, përvec me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak pritet të shkojë edhe në Beograd për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së propozuar nga BE.

Emisari i BE-së, pas takimit të mbrëmshëm me Kurtin, deklaroi se kërkesat e Kosovës i kanë arritur pritshmëritë e tij, dhe se pret që marrëveshja të nënshkruhet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

Të fundit nga rubrika