Lajçak deklarohet pas diskutimit me Vuçiq: Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por korrekt

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të premten vonë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Pas takimit, ai ka shkruar në rrjetin social Twitter, duke thënë se ishte takim "i gjatë dhe i vështirë, por korrekt". Njashtu ka treguar se të dyja palët janë pajtuar që marrëveshjet e dialogut të mbështeten dhe zbatohen plotësisht

Ilustrim





Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të premten vonë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndërkaq, mëngjesin e së shtunës, Lajçak ka dalë me një deklaratë në rrjetin social Twitter, lidhur me bisedimet e vonshme në mes të të dyja palëve.

Ai e ka quajtur “të vështirë dhe të gjatë” diskutimin me Vuçiq, megjithatë sipas tij, ishte diskutim korrekt.

Tutje, Lajçak ka thënë se dhuna duhet të shmanget dhe ka shtuar se së bashku me Vuçiqin, janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e dialogut të mbahen dhe të zbatohen plotësisht.

“Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por korrekt me presidentin Vuçiq. Mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet të shmanget. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbështeten dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

 

Situata e tensionuar, Lajçaku në Beograd takohet me Vuçiqin

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika