Lajçak dhe Escobar thellësisht të shqetësuar për situatën në veri, kërkojnë zgjedhje të parakohshme lokale dhe kthimin e serbëve në institucione
I dërguar i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka reaguar në Twitter pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku ka thënë se ai me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe kërkojnë zgjedhje lokale të parakohshme dhe kthimin serbëve lokalë në […]
I dërguar i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka reaguar në Twitter pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku ka thënë se ai me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe kërkojnë zgjedhje lokale të parakohshme dhe kthimin serbëve lokalë në institucione.
Sipas Lajçakut kjo është e vetmja mënyrë për deeskalim të situatës në terren.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren”, ka shkruar Lajçak.
Ndërsa, më tutje ai pati dhe formulën për të dalë nga kjo situatë, që sipas tij janë zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës dhe rikthimi i serbëve lokalë në institucionet e Kosovës.
“Zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”, ka përfunduar emisari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
🇺🇸 DAS Escobar and I met with PM @albinkurti and first DPM @BislimiBesnik. We are deeply concerned about the situation in the north and call for immediate de-escalation on the ground, early elections with the participation of Kosovo Serbs and return to Dialogue on normalisation. pic.twitter.com/Ouc2eQHXDn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 6, 2023















