I dërguar i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  Mirosllav Lajçak, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, cili është edhe kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Lajçak ka treguar me Osmanin kanë diskutuar në cilësinë e dy përfaqësuesve të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, për De-eskalimin e situatës në katër komunat veriore në Kosovë.

“Mirë për të diskutuar ndërmjet  Bashkim Evropian dhe OSBE  përkatëse për përpjekjet për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës me Bujar Osmani në Vjenë sot”, ka shkruar Lajçak.

“Ne folëm gjithashtu për përvojën Maqedonisë së Veriut si Kryetar në vitin 2023, sfidat aktuale me të cilat po përballet organizata dhe të ardhmen e OSBE-së”, ka përfunduar i dërguari  posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lajçak.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë sigurinë dhe stabilitetin në Europën e paqes.

Qëllimi kryesor i OSBE-së është promovimi i demokracisë, të drejtave të njeriut, të barazisë dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. OSBE është një platformë ku anëtarët diskutojnë dhe marrin vendime mbi çështjet e sigurisë, të politikës së jashtme dhe të drejtave të njeriut.

Good to discuss the respective 🇪🇺 and @OSCECiO efforts to de-escalate the situation in north Kosovo with @Bujar_Osmani in Vienna today.

We also spoke about 🇲🇰 experience as Chair in 2023, the current challenges the organization is facing and the future of the @OSCE. pic.twitter.com/U1ASUfMkAN

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 7, 2023