Lajçaku dhe Vuçiqi bien dakord për hapat e ardhshëm në dialog
I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një “takim të hapur” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Beograd. Pas diskutimeve, siç ka bërë të ditur Lajçaku, kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut. “Në Beograd pata një diskutim të hapur me presidentin […]
I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një “takim të hapur” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.
Pas diskutimeve, siç ka bërë të ditur Lajçaku, kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut.
“Në Beograd pata një diskutim të hapur me presidentin Vuçiq mbi gjendjen aktuale të lojës në Dialog. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në platformën X.
In Belgrade, I had an open discussion with @predsednikrs @avucic on the current state of play in the Dialogue. We agreed on next steps for the coming period. pic.twitter.com/j4vYFBMBLU
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 19, 2024
Ndërkaq, Vuçiq ka thënë të mërkurën se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje ekziston përmes zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, duke përmendur themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Lajçaku ishte për vizitë në Beograd, një ditë pasi qëndroi në Prishtinë, ku u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai nuk është takuar me Kurtin, i cili udhëheq dialogun në nivel politik, për shkak të, siç u tha, udhëtimit të tij jashtë vendit.
Gjatë vizitës në Kosovë, Lajçak u bëri thirrje të dyja vendeve të bëjnë hapa për të zbatuar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.















