Emisari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, të mërkurën ka pritur në takim komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Siç ka njoftuar Lajçak në platformën X, me gjeneralmajorin Ultas ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.

Ndër të tjera i ka theksuar se pret bashkëpunim të ngushtë më KFOR-in.

“Kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, ka shkruar Lajçak.

Pleasure to welcome the incoming Commander of @NATO_KFOR Major General Ulutaş in my office today. We exchanged views on the current situation in Kosovo and the Dialogue. Looking forward to continuing the long-standing excellent cooperation with KFOR. pic.twitter.com/P66nFYLXAr

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2023

Ky takim vjen pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, që rezultoi me vdekjen e rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku.

Në këtë sulm, edhe tre policë të tjerë u plagosën.