Lajçak: Do të punojmë intensivisht për zgjidhjen e krizës në veri

Emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, ka premtuar përpjekje intensive për të gjetur zgjidhje në krizën e veriut të Kosovës

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në ditët në vijim ai dhe ekipi i tij do të punojnë intensivisht me liderët e dy vendeve, Kosovë-Serbi dhe partnerët ndërkombëtarë për të gjetur një rrugëdalje të kësaj krize në veri të vendit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ka treguar se është kthyer në Bruksel pas pjesëmarrjes në konferencën vjetore në Bratisllava, por pjesëmarrja e tij u ndikua nga ngjarjet dramatike në veri të Kosovës.

Lajçak ka theksuar se pjesën më të madhe të kohës së tij në konferencë e kushtoi koordinimit të ngushtë me partnerët e tij dhe monitorimit të situatës në terren.

Ai ka thënë se ngjarjet në veri të Kosovës nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga mediat ndërkombëtare.

Po ashtu, Lajçak ka treguar edhe për takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Në këtë takim, ai ka njoftuar se Kurtit ia ka përcjellë kërkesën për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të tensioneve, rivendosjen e qetësisë dhe rikthimin në përpjekjet e normalizimit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Gjithashtu, Lajçak ka njoftuar se është angazhuar në diskutime me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, Thomas Goffus, për të koordinuar përgjigjen ndaj situatës dhe për të gjetur hapa të mundshëm për të ulur tensionet.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika