Lajçak: E gjithë java ishte rreth dialogut, ishte mirë të shihje se përgatitjet dhanë rezultat

"Pas 12 orësh negociatash intensive, të dyja palët u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat", ka thënë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur se kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut mes dy vendeve.

Përmes një shkrimi, Lajçak ka thënë se javën e nisi me udhëtim në Beograd ku pati takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar lidhur me dialogun.

Po ashtu takoi edhe partitë opozitare pro BE-së.

“Kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut. Filloi me një udhëtim në Beograd, ku vazhdova përgatitjet për takimin për dialogun e nivelit të lartë me presidentin Aleksandar Vuçiq. Gjatë takimit tonë, diskutuam për aneksin e zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen. Derisa isha në Beograd, pata gjithashtu mundësinë të takohesha me partitë opozitare pro-Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për takimin dhe rrugën përpara. Më erdhi mirë kur pashë se shumica e tyre ishin në mbështetje të Marrëveshjes dhe rëndësisë së saj”, shkroi Lajçak.

Pas kthimit në Bruksel, Lajçak pati disa përgatitje me ekipin e tij lidhur me dialogun të cilat kulmuan në Ohër.

“Pas kthimit në Bruksel, pata një ditë e gjysmë përgatitje intensive me ekipin tim, të cilat kulmuan me takimin e djeshëm të dialogut të nivelit të lartë në mjedisin piktoresk të liqenit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit, të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe unë, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre”, shtoi ai.

Ai ka theksuar se të dy liderët u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes.

“Pas 12 orësh negociatash intensive, të dy u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat”, potencoi Lajçak.

I dërguari i BE-së shtoi se takimi në Ohër i dha gjithashtu mundësi për t’u takuar me partnerët në Maqedoninë e Veriut, të cilëve u është mirënjohës për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika