Lajçak: Ekipi menaxhues do ta prezantojë draft-statutin e Asociacionit, nuk e dimë përmbajtjen

“Ekipi menaxhues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë ka në të, por duhet të jetë fillimi i procesit", ka thënë Miroslav Lajçak

Mirosllav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pak para takimit të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.

Lajçak tha se ekipi menaxhues do të prezantojë draftin, teksa shtoi se ai nuk e di përmbajtjen, por thotë se procesi duhet të fillojë.

“Ekipi menaxhues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë ka në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Në fund të fundit, ne duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, tha Lajçak.

“Së fundi, duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, shtoi Lajçak për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”.

Sipas tij, Asociacioni nuk është diçka e imponuar, por për të është rënë dakord në vitin 2013 dhe se sipas tij, është e rëndësishme që çdo zgjidhje të jetë evropiane.

“Prandaj, ne duhet të zbatojmë atë që është rënë dakord më parë, por në të njëjtën kohë duhet të marrim frymëzim nga zgjidhjet praktike të modeleve ekzistuese evropiane. Ne nuk duam të krijojmë diçka që nuk është testuar kurrë askund në botë, por duam që vendet të gjejnë frymëzim në modelet evropiane që funksionojnë mirë”, theksoi Lajçak.

Edhe kryeministri Kurti tha për Hinën të hënën se nuk e kishte parë ende propozimin e statusit, por theksoi se nuk do të lejonte krijimin e një forme “të Republikës Srpska në veri të Kosovës”.

I pyetur për të komentuar këtë deklaratë, Lajçak shtoi se “Republika Srpska u krijua gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Atëherë prioriteti urgjent ishte ndalimi i luftës dhe tani nuk jemi në kohë lufte, kështu që as nuk kemi nevojë për zgjidhje të tilla”.

Kur pyetet për kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç si negociatorë, ai thekson se i respekton të dy.

“Ata janë partnerët e mi, ata janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe demokratike nga elektorati i tyre, ata kanë aftësinë për të gjetur zgjidhje dhe unë besoj se do ta zgjidhin problemin”, insiston Lajçak.

“Pas 2 majit, dua të shoh dinamik dhe një proces të besueshëm, në mënyrë që të mund të përparojmë në zbatimin e të gjitha elementeve”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika