Lajçak: Jemi partnerë, nuk vijmë me kërcënime apo ultimatume, por propozimi është më i miri

Emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak,ka thënë se pret nga Kosova dhe Serbia, që ta pranojnë propozimin e BE-së dhe të njëjtin, ta nënshkruajnë. Krahas kësaj, Lajçak ka thënë se partneriteti në mes tyre dhe Kosovës vazhdon

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se ata nuk vijnë me kërcënime apo ultimatum dhe se qëllimi i tyre metet normalizimi i mardhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Lajçak ka thënë se pret nga Kosova dhe Serbia, që ta pranojnë planin dhe ta nënshkruajnë atë.

”Jemi duke zhvilluar diskutime ndaras me palët dhe kur t’i bashkojmë do të presim që planin ta pranojnë, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë natyrisht, pra të sigurohemi që ajo që do të nënshkruhet edhe të zbatohet”…ka thënë ai gjersa ka shtuar se ”Ne jemi partnerë, nuk vijmë me kërcënime ose ultimatume, besoj se është një grup vërtetë serioze  dhe kemi qëllimin më të mirë që me të vërtetë të zhvendosim cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel më të lartë”.

Megjithatë Lajçak thotë se propozimi i BE-së është më i miri i mundshëm.

Emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë i përmban 11 pika.

Lajçak, ka theksuar se versionet e tekstit që kanë qarkulluar në media kanë qenë të pasakta dhe të trilluara.

“Kam parë disa tekste të prezantuara në media që ishin të trilluara nga njerëz të caktuar, kishte ndryshime sepse sic thashë pas prezantimit të versionit të parë jam kthyer në Prishtinë dhe Beograd, kemi diskutuar dhe kemi kërkuar komente dhe jemi munduar ti inkorporojmë komentet. Kemi thënë qartë që filozofia e propozimit nuk do të ndryshojë sepse filozofia ishte hartuar në mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi”, ka thënë ai.

Propozimi i BE-së, sipas tij është propozimi më i mirë i mundshëm.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika