Lajçak: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur konferencën për media për përfundimin e vizitës, Lajçakut iu drejtua një pyetje sa i përket liberalizimit të vizave, ai u shpreh se Kosova është shumë afër finalizimit

Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak ka folur për liberalizimin e vizave. Ai tha se ka shpresa për Kosovën, dhe sipas tij, Kosova është shumë afër finalizimit.

Lajçak u shpreh se sa i përket liberalizimit të vizave kjo është një çështje sensitive për shtetasit e Kosovës.

Sipas tij, Kosova e meriton liberalizimin e vizave, sepse ka përmbushur kriteret.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave, ju i keni mbushur kriteret, kjo është diçka që është dashur të ndodhë, po shfrytzoj çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare dhe jam i vetëdijshëm si përfaqësues i BE-së, që e vizitoj Kosovën  se sa e rëndesishme është kjo për imazhin dhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian,” u shpreh Lajçak.

Përfaqësuesi i BE-së, ka thënë se sa i përket liberalizimit të vizave, ky vendim është në duart e shteteve anëtare, por sipas tij asnjëherë nuk ka qenë kaq afër Kosova dhe nuk ka qenë kaq e pritshme që të bëhet liberalizimi i vizave.

“Javën e kaluar, kur u takuan udhëheqësit e BE-së, kanë folur për liberalizimin e vizave të Kosovës si çështje kryesore që duhet të mbyllet me sukses, dhe presidenca Çeke do ta ketë në rendin e tyre,” shtoi Lajçak.

Ndër të tjera, përfaqësuesi i BE-së shtoi se ai nuk ka të drejtë që të tregojë se kur do të vijë ky vendim, por ai përsëriti prapë në fund të fjalës së tij, që Kosova nuk ka qenë kurrë kaq afër për liberalizimin e vizave.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika