Lajçak me post të ri nga shtatori

Mirosllav Lajçak pritet të nisë mandatin si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër më 1 shtator, ndërsa raportohet se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav është zgjedhur si shef i zyrës së BE-së në Kosovë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Para katër vjetësh, ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Lajçak ishte emëruar në këtë post. Mandati i tij përfundon në fund të gushtit.

Burimet evropiane thanë se posti i përfaqësuesit të posaçëm për dialogun do të vendoset më vonë, pas rotacionit të një numri të madh të ambasadorëve të BE-së nëpër botë.

Po ashtu, duhet të vendoset se si do t’i qaset BE-ja në të ardhmen dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithsesi, në BE do të ketë përpjekje që kjo të vendoset para 1 shtatorit në mënyrë që të mos ketë zbrazëti pas largimit të Lajçakut. Por, kjo të varet nga qasja që do të ketë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, i cili do të pasojë në këtë post, Josep Borrellin.

Megjithatë, se kush do të jetë shefi i ri i diplomacisë evropiane dhe cila do të jetë qasje karshi dialogut Kosovë-Serbi, që BE-ja ndërmjetëson që nga viti 2011, do të vendoset pas zgjedhjeve evropiane të qershorit, nga të cilat do të zgjidhet edhe përbërja e re e Komisionit Evropian.

Të njëjtat burime i thanë REL-it se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Ky post po ashtu ka rangun e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së.

Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog.

Shefi i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Në kuadër të ndryshime, diplomati italian, Luigi Soreca, pritet të bëhet shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Diplomati italian ka qenë ambasador i bllokut në Shqipëri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika