I dërguari i posaçëm për dialogun ndërjmet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka raportuar para Komitetit Drejtuese Willy Brandt të Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

Sipas Lajçakut, ai ka diskutuar me ta për dialogun e ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mirëprita mundësinë për t’iu drejtuar Komitetit Drejtues Willy Brandt të @TheProgressives Group sot”.

“Diskutuam zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun e lehtësuar. E vlerësoj interesimin dhe mbështetjen për punën time”, ka shkruar në Twitter Lajçak.

Welcomed the opportunity to address the Willy Brandt Steering Committee of @TheProgressives Group today. We discussed developments in the #WesternBalkans and the 🇪🇺-facilitated Dialogue. I appreciate the interest in and support of my work. pic.twitter.com/TqBORvoEiX

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 7, 2023

Ndërsa Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian punon për drejtësi sociale, qëndrueshmëri dhe barazi për të gjithë.