Lajçak në Paris: Mirënjohës për mbështetjen franceze për dialogun Kosovë – Serbi

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në Paris është takuar me sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane, Laurence Boone. Ai është shprehur mirënjohës për mbështetjen e këtij shteti për dialogun Kosovë - Serbi

Pamje nga takimi

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është duke qëndruar në Paris ku është takuar me sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane, Laurence Boone.

Kjo vizitë për Lajçak-un ishte e para për vitin 2024.

Ai përmes një postimi në platformën X, është shprehur se është mirënjohës për mbështetjen franceze për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo përfundova vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Kisha takime shumë të dobishme dhe të rëndësishme në Quai d’Orsay dhe Élysée për t’u përgatitur për muajt në vijim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për dialogun e lehtësuar nga BE dhe punën time”, ka shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika