Lajçak në Prishtinë, diskutohen propozimet e reja, targat e energjia

Frika nga eksalimi i situatës së sigurisë në veri dhe rreziku për dështimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes së energjisë bënë që emisari i BE-së, Miroslav Lajçak të vijë sot në Kosovë pa paralajmërim. Sllovaku pasi takoi Albin Kurti dhe Besnik Bislimin tha se kjo është çështja e dytë e diskutuar me ta. Sipas tij, në fillim të takimeve është diskutuar edhe përfshirja më intensive në dialog nga Gjermania dhe Franca dhe SHBA-së

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: Zyra e Kryeministrit) Foto nga takimet e mëhershme

Është hera e dytë që mungesa e rezultateve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e sjellë pa paralajmërim në Prishtinë emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Sikur para një muaji, diplomati sllovak u shfaq papritmas në kryeqytetin kosovar të enjten.

Në agjendën e tij është fillimisht takimi me kryeministrin Kurti, e pastaj edhe me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Pas mbi një ore diskutim, Kurti shmangu mediat duke u larguar nga dalja tjetër e objektit të Qeverisë.

Për dallim nga ai, Lajçak tregoi para gazetarëve temat e diskutuara në takime.

“Takimi i sotëm ishte pjesë e komunikimeve të rregullta. Ishin dy çështje. E para ishte rruga drejt normalizimit dhe vazhdimi i diskutimeve që nisëm së fundmi që vazhduan edhe me intervenim të presidentit Macron e kancelarit Scholz dhe përfshirjen e Blinkenit. Diskutuam hapat e ardhshëm. Tema tjetër ishte ajo për energjinë dhe për targat”, ka thënë Mirsolav Lajçak, Emisar i BE-së.

Lajçak kujtoi datën 31 tetor si afatin e fundit për largimin e targave ilegale të Serbisë në Kosovë.

Ai tha se u interesua të kuptojë planet e Qeverisë për këtë çështje dhe të shmangin ndonjë përshkallëzim të mundshëm të situatës.

E, Lajçak për herë të parë bëri të ditur se përfaqësues të KEDS-it dhe Elektroseverit kanë qenë të Bruksel gjatë kësaj jave.

“Për energji jemi në proces të konsultimit. Ka rrezik t’i tërhiqet licenca Elektroseverit, dhe nuk duam që të ndodhë kjo. Për këtë ftuam në Bruksel gjithë aksionarët, si KEDS-in ashtu edhe Elekstroseverin të hënën, ku kemi kaluar ditën duke diskutuar situatën. Ka qenë me rëndësi për mua t’i sjelli konkludimet e diskutimit te kryeministri dhe të bisedojmë rrugën para”, ka thënë Lajçak.

Pas takimit me Lajçakun, Kurti shkoi në Gjilan për t’i vizituar disa fermerë, por atje nuk arriti t’i shmangë gazetarët.

Gazetarja e RTV Dukagjinit e pyeti kryeministrin për takimin e tij me Lajçakun, por Kurti iu shmang fillimisht pyetjes. Pas insistimit, kreu i Qeverisë vendos të përgjigjet.

“Gjithmonë i kemi dy tema të diskutimit. E para korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe e dyta është zbatimi i marrëveshjes së energjisë në mënyrë që edhe në veri të Ibrit të fillojë inkasimi i energjisë. Te çështjet aktuale fokusi ynë është zbatimi i marrëveshjes për energjinë që edhe atje të paguhet rryma”, tha Kurti.

E insistimin e gazetares, Kurti më vonë e shfrytëzoi për ta shpërfillur emisarin Lajçak përmes një postimi në Facebook.

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, shkroi ai.

Të njëjtat çështje që i diskutoi me Kurtin, emisari Lajçak tha se do t’i diskutojë të hënën në Beograd edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika