Lajçak në Prishtinë, pritet të takohet me Bislimin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, do të takohet këtë të martë me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, këtë martë, do ta presë në takim përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës, takimi pritet të zhvillohet nga ora 18:00 në objektin e qeverisë.

Kujtojmë se që nga muaji i kaluar nuk ka pasur asnjë takim mes Lajçak-ut dhe Bislimit në kuadër të dialogut.

Takimi i 15 majit ishte takimi i fundit dhe i shtatë në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e dinarit serb, pasi në gjashtë takimet paraprake ata nuk arritën pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi.

Kryenegociatori i Kosovës, Bislimi, e kishte cilësuar si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, duke thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje.

Bislimi gjithashtu kishte deklaruar se nuk pret takime të tjera për këtë temë.

Por, Lajçak pas takimeve kishte shprehur gatishmërinë se pret takime tjera vetëm nëse palët janë të gatshme për zgjidhje.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për më shumë se një dekadë, por shumë prej marrëveshjeve që kanë arritur, nuk i kanë zbatuar.

Nën Lajçakun, Kosova dhe Serbia më 2023 arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve. Më vonë ajo u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit, por edhe ajo ka mbetur kryesisht e pazbatuar.

Lajçak është emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, ku duhet të nisë mandatin më 1 shtator, blloku po mendon për ta gjetur pasardhësin e tij.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika