Lajçak në Qeveri, nis takimin me Bislimin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Qeverinë e Kosovës dhe pritet të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për të përgatitur takimin e ardhshëm në nivel kryenegociatorësh në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, teksa hynë në objektin e Qeverisë, 6 shtator 2024. Foto: EO

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë paraditen e së premtes.

Lajçak besohet se do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.

Kësaj radhe, siç raportohet, Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Serbinë.

Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.

Lajçak në Kosovë për përgatitjen e takimit në nivel kryenegociatorësh

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika