Lajçak në takim me Bislimin, pas atij me Petkoviqin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të dy vendeve, Mirosllav Lajçak, është takuar fillimisht me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Aktualisht, Lajçaku është duke zhvilluar takime me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë nisur të enjten takime në Bruksel, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve paraprake, të arritura në mes të dy vendeve.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të dy vendeve, Mirosllav Lajçak, është takuar fillimisht me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Aktualisht, Lajçaku është duke zhvilluar takime me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Më pas, nëse do të ketë vullnet nga palët, mund të ketë edhe takim trepalësh.

Bislimi ka thënë të mërkurën se takimi i 16 nëntorit është vazhdimësi e takimit të zhvilluar më 26 tetor me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe bllokut evropian.

Petkoviq ka thënë ditë më parë se në Bruksel do të niset me një “ekip ekspertësh”.

Sipas burimeve evropiane, në agjendë të takimeve do të jetë diskutimi për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe për hapat e tjerë në zbatimin e obligimeve që dalin prej Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Palët kanë arritur pajtueshmëri për këtë marrëveshje në shkurt në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit, në mars në Ohër.

Megjithatë, në takimin e së enjtes, sipas burimeve të BE-së, prioritet kryesor do të ketë Asociacioni.

Drafti për këtë Asociacion u është dorëzuar palëve në tetor nga një delegacion i përbashkët i Shteteve të Bashkuara, i BE-së, i Gjermanisë, i Italisë dhe i Francës.

BE-ja e konsideron këtë draft si “plan modern evropian” dhe ka insistuar që palët ta pranojnë.

Ndonëse përmbajtja e këtij drafti vazhdon të mos jetë e qasshme për publikun, BE-ja dhe vendet kryesore anëtare e konsiderojnë atë si propozimin më të mirë dhe si kompromis të cilin palët duhet ta shfrytëzojnë për të lëvizur përpara./REL

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika