Lajçak në takim me diplomatin finlandez, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialog, Lajçak në takim me diplomatin finlandez, Kai Sauer ka thënë se është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe diplomati finlandez, Kai Sauer

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën e 23 janarit është takuar me diplomatin finlandez, Kai Sauer në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, emisari Lajçak ka thënë se në këtë takim është diskutuar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë dhe e informova për zhvillimet e fundit. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të fortë finlandeze për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak.

Po ashtu, të hënën Lajçak është takuar edhe me përfaqësuesit e shteteve të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, shtete këto që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika