Lajçak njofton komitetin e Parlamentit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi
Komiteti i Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme është informuar sot rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetësi I BE-së për këtë proces Miroslav Lajçak ka shkruar në Twitter duke thënë se Parlamentin e ka njoftuar edhe për marrëveshjen e arritur së fundi për target mes Kosovës dhe Serbisë. “Sot iu drejtova anëtarëve […]





Komiteti i Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme është informuar sot rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërmjetësi I BE-së për këtë proces Miroslav Lajçak ka shkruar në Twitter duke thënë se Parlamentin e ka njoftuar edhe për marrëveshjen e arritur së fundi për target mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sot iu drejtova anëtarëve të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, për një përditësim mbi Dialogun. I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, deklaroi ai.




















