Lajçak paralajmëron diskutime strategjike me SHBA-të për t’i përcaktuar hapat e ardhshëm të dialogut

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se situata e tensionuar në veri të Kosovës dhe dialogu do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i nivelit të lartë në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, priste të kishte rezultat më të mirë.

Në një postim në Facebook, Lajçak ka thënë se situata e tensionuar në veri të Kosovës dhe dialogu do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm.

“Siç është shprehur tashmë në komentet e shtypit, ne shpresonim për një rezultat më të mirë. Gjendja e lojës në Dialog, së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”, shkroi ai.

Pas takimit të nivelit të lartë, Lajçak iu është drejtuar ambasadorëve të vendeve anëtare BE-së, në Bruksel.

“Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në Dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë. U takova gjithashtu me Drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e informova për Dialogun. Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika