Lajçak pas takimit: Bisedimet janë në rrugë të mbarë

I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tregon se bisedimet në Bruksel për reciprocitetin e targave ëhstë në rrugë të mbarë

I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se takimet midis dy palëve (Kosovë-Serbi), janë në rrugë të mbarë.

Kështu është shprehur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë. Ne kemi një axhendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.

Pas pushimit të pasdites pritet të vazhdojnë bisedat.

Marrëveshja e arritur në Bruksel më 30 shtator përmban tri pika

Në pikën një, thuhet se “Forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë, maksimalisht, deri në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë”.

Në pikën dy thuhet se “nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, siç është rënë dakord në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme”.

Në pikën e tretë të marrëveshjes thuhet se “do të krijohet një grup pune i përfaqësuesve të partive të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE -së”.

“Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë duke vendosur etiketat ngjitëse në targat e automjetit të tij”.

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat e Kosovës?

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Targat serbe me shenjat e qyteteve të kosovës si PR (Prishtinë), GL (Gjilan), KM (Mitrovicë), janë hequr.

Automjetet me këto targa është dashur të regjistrohen me RKS (Republika e Kosovës).

“Të gjithë pronarët e makinave me vendbanim në Kosovë do të përdorin targa RKS ose KS. Ato do të lëshohen nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë”, thuhet në pikën 7 të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, në katër komuna në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe, qytetarët kanë vozitur makina me targa të qyteteve në Kosovë.

Të njëjtat ishin të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Ndërkaq, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të hyjnë në territorin e Serbisë me targat RKS.

Atyre u është dashur t’i zëvendësojnë me targa të përkohshme, dhe kësisoj Kosova detyrohej që të lëshonte targa KS të cilat pranoheshin nga Serbia.

Ndryshe, marrëveshja teknike për lirinë e lëvizjes është finalizuar në Bruksel më 14 shtator të vitit 2016, atëherë kur Kosova kishte pranuar që të zgjasë vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet.

Ndërkaq, kjo periudhë pesëvjeçare ka përfunduar më 15 shtator të vitit 2021.

“Ky ishte afati i fundit për heqjen dhe përdorimin e këtyre targave, si dhe të targave me shkurtesat KM për Mitrovicën, PR për Prishtinën, UR për Ferizajn, PZ për Prizrenin dhe GL për Gjilanin”, kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 20 shtator, teksa kishte shtuar se këto targa do të konfiskohen.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika