Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutuam për zbatimin e Marrëveshjes
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Takimi u mbajt në kuadër të përgatitjeve për raundin e ardhshëm të bisedimeve mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, që pritet të zhvillohet në Bruksel. Lajçak e vlerësoi këtë takim si një “diskutim të dobishëm”, […]
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Takimi u mbajt në kuadër të përgatitjeve për raundin e ardhshëm të bisedimeve mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, që pritet të zhvillohet në Bruksel.
Lajçak e vlerësoi këtë takim si një “diskutim të dobishëm”, duke nënvizuar se bisedimet u përqendruan në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Diskutim i mirë dhe i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në përgatitje të takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve sot në Vjenë. Diskutuam në detaje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak në X.
Takimi i fundit mes palëve u mbajt në mes të shtatorit në Bruksel, ku Lajçak zhvilloi takime të ndara me Bislimin dhe përfaqësuesin serb, Petar Petkoviq. Megjithatë, një takim trilateral i shumëpritur nuk u realizua.
Good and useful discussion with First DPM @BislimiBesnik in preparation of the next Chief negotiators’ meeting in Vienna today. We discussed in detail the full implementation of the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/PHGHHCqjIM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 10, 2024















