Lajçak pas takimit me Escobarin dhe Geoana: Bashkëpunimi BE-ShBA-NATO për avancimin e dialogut Kosovë-Serbi
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Mircea Geoana ka mirëpritur në selinë e NATO-s të hënën (9 janar 2023) Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Lajçak ka thënë se ishte një takim i dobishëm, ku kanë diskutuar për […]
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Mircea Geoana ka mirëpritur në selinë e NATO-s të hënën (9 janar 2023) Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Lajçak ka thënë se ishte një takim i dobishëm, ku kanë diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi, dhe situatën në veri të Kosovës.
“Pata një takim të dobishëm dhe në kohë me z.Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana dhe ndihmës Sekretarin e ShBA-ve, Escobar sot. Diskutuam zhvillimet e fundit në Dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
ShBA, NATO e BE-ja të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë
Në njoftimin e NATO-s thuhet se takimi i tyre ishte pjesë e konsultimeve të rregullta për situatën në Kosovë dhe zhvillimet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor.
Geoana ka theksuar përpjekjet intensive të kryera nga Aleatët e NATO-s dhe Bashkimi Evropian për të zbutur tensionet e fundit, veçanërisht në veri të Kosovës.
Ai gjithashtu nënvizoi mbështetjen kryesore të ofruar nga misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dhe misioni i Sundimit të Ligjit (EULEX) i udhëhequr nga BE-ja në çmontimin e suksesshëm të barrikadave, të cilat kanë ndihmuar në rivendosjen e plotë të lirisë së lëvizjes nëpër Kosovë.
“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë dhe personelin për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së plotësisht dhe në baza ditore, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo i kontribuon sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – si platforma kryesore për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë rajonin – dhe të gjitha përpjekjet që synojnë avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, thueth në njoftim.















