Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutuam për planin e zbatimit, janë përmbushur pritshmëritë e mia

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se me të kanë diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes që është propozuar nga Bashkimi Evropian.

Lajçak tha se qëllimi kryesor i vizitës ishte ta ketë të qartë se si Kosova e sheh implementimin e marrëveshjes, derisa shtoi se takimi i ka përmbushur pritshmëritë e tij sa i përket kësaj çështjeje.

“Teksti ishte pranuar dhe u publikuar, të gjithë e dinë çfarë përmban. Po ashtu u pajtuam të takohemi dhe të shikojmë si do të impelementohet, cilët janë hapat, dhe për kohën, ndryshe do të ishte marrëveshje politike dhe joformale. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i zbatimit me Kurtin, kishim bisedë konstruktive dhe të rëndësishme për këtë çështje”, ka thënë ai.

“Qëllimi kryesor i vizitë ishte të shohim si e sheh Kosova implementimin, takimi i ka përmbushur pritshmëritë e mia në këtë kontekst, pastaj do të shkoj në Serbi të shoh. Tash shoh më mirë për pritshmëritë e Kosovës për implementimin”, ka vijuar ai.

Lajçak tha se në rast se të dyja palët pajtohen, më 18 mars pritet të nënshkruhet marrëveshja.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika