Lajçak pas takimit me Kurtin: Kemi pritur mirëkuptim të mundësisë që ofron propozimi i BE-së

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se ka diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, teksa ka shtuar se pret që të ketë mirëkuptim për mundësinë që ofron propozimi i BE-së

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe katër zyrtarët tjerë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Foto Mehmet Krasniqi nga RTV Dukagjini

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga emisarët e tjerë ndërkombëtarë ka thënë se është diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që është shumë herët të bëjë ndonjë deklaratë dramatike, sepse kjo çështje do të vazhdojë të diskutohet edhe më tutje në Beograd me palën tjetër.

Lajçak ka theksuar se ka pritur mirëkuptim të mundësisë që jep propozimi i BE-së, teksa ka shtuar se shpreson të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi.

“Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutojmë për normalizim, kemi më shumë se dy orë me kryeministrin, takimi ishte i gjatë, jo i lehtë. Është shumë herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike, sepse siç e dini, ne jemi në mes të misionit tonë, pasi e dini që do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk mund të them shumë. Kemi pritur mirëkuptim të mundësisë që jep ky propozim, shpresojmë të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi”, ka deklaruar Lajçak.

Emisari, ndër të tjera, ka thënë se kjo vizitë e shoqëruar me këtë delegacion të fuqishëm është sinjal se janë të vendosur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Siç e dini kemi ardhur me një delegacion te fuqishëm, që është një sinjal se jemi të vendosur në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Dhe gjithë këto fuqi, kanë vendosur peshën e tyre prapa kësaj iniciative. Sigurisht që qëllimi i këtij takimi me kryeministrin Kurti, ka qenë që të diskutohet propozimi për normalizim që i kemi prezantuar në shtator, dhe më vonë në dhjetor”.

Ndryshe, të premten e 20 janarit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika