Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Nuk ka të ardhme evropiane për Serbinë dhe Kosovën pa zbatimin e marrëveshjes
“Nuk ka të ardhme evropiane për Serbinë dhe Kosovën pa zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, ka thënë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak pas takimit të “Pesëshes së Madhe” me Presidenti Aleksandar Vuçiq në Beograd. Lajçak tha se përfaqësuesit e […]
“Nuk ka të ardhme evropiane për Serbinë dhe Kosovën pa zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, ka thënë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak pas takimit të “Pesëshes së Madhe” me Presidenti Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Lajçak tha se përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së kanë pasur takime të gjata me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se të dyja takimet kanë qenë shumë të rëndësishme.
“Ne shprehëm shqetësimin për zhvillimet negative në procesin e normalizimit, që lidhet drejtpërdrejt me rrugën e Serbisë dhe Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Lajçak, duke theksuar se qëllimi i vizitës së “pesëshes së madhe” ishte të shihet se si të të bëjë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, si dhe deeskalimit të situatës në Kosovë.
“Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator. Të gjithë autorët duhet të dalin para drejtësisë dhe presim bashkëpunim të plotë nga Serbia”, ka përfunduar Lajçak, raporton N1, përcjell Dukagjini.















