Lajçak pas takimit në Bruksel: U sqaruan detaje të rëndësishme, mblidhemi sërish javën tjetër

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se diskutimet e të hënës në Bruksel në kuadër të dialogut, kanë ndihmuar të qartësohen detaje të rëndësishme

Foto: Miroslav Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se diskutimet e të hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut, kanë ndihmuar të qartësohen detaje të rëndësishme.

Lajçak ka thënë se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë dakorduar që të takohen sërish javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje.

“Sot, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë paraqitën propozimet në rrugën para për njerëzit e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacione kesh. Diskutimet tona të gjata ndihmuan të qartësohen detajet e rëndësishme. Javën e ardhshme u pajtuam të mblidhemi sërish me ambicien për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Përndryshe, të hënën është mbajtur takim në nivel të kryenegociatorëve mes Kosovës dhe Serbisë, ku janë diskutuar propozimet për të lehtësuar situatën për personat e prekur nga rregullorja e re e BQK-së.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se mendon që ka nevojë edhe për një takim shtesë për çështjen e dinarit serb, pas takimeve që zhvilloi me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Gjatë 25 marsit, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar për propozimet e tyre për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua për pagesa në Kosovë që nga 1 shkurti.

“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne tentuam të afroheshim, por si duket ka nevojë për një takim shtesë, ndoshta Lajçak do të ofrojë që ai të mbahet javën e ardhshme”, tha Bislimi.

Bislimi tha se gjatë takimit në Bruksel, të ndërmjetësuar nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Kosova ka paraqitur dy propozime, por nuk dëshiroi që të shpalosë detaje.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika