Lajçak për Asociacionin: E kuptojmë se është çështje e ndjeshme për Kosovën, por obligimet duhet të përmbushen

I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, “duke e bërë atë obligim juridik ndërkombëtar për Kosovën”.

Kështu është shprehur ai teksa është pyetur lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan agjencia e lajmeve “Beta”.

“E kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, por obligimet duhet të përmbushen”, ka thënë Lajçak.

Sipas tij, “qëndrimi i BE-së, i SHBA-së dhe i partnerëve të tjerë ndërkombëtarë është se çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme”.

Ai tha se BE-ja aktualisht është duke punuar në dy pista, në mënyrë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ecë përpara.

“Së pari, prioritet është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht për të siguruar zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog e të cilat mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme për të dyja palët”, shtoi  Lajçak.

EKSKLUZIVE: FES propozon një Draft-statut për Asociacionin, ai duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës (Dokument)

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika